Ja si reagon Serbia pas miratimit të statutit të Trepçës: Po përsëritet skenari për Kosovën...

Aktuale

Ja si reagon Serbia pas miratimit të statutit të Trepçës: Po përsëritet skenari për Kosovën...

Nga: F.B. Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:02
Trepça

“Prishtina dëshiron të dëboj popullin serb, gjë që shihet me miratimin e statutit të Kombinatit ‘Trepça’, ka deklaruar ndihmës drejtori i të ashtuquajturës zyrës së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviç, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”, duke shtuar se Serbia do të bëjë çdo gjë që Trepça veri të vazhdoj të funksionoj.

"Qeveria e Serbisë ne vitin që shkoi miratoi vendimin që të nis realizimin e ndërtimit të fabrikës së akumulatorëve në vlerë 14 milionë euro dhe të ndihmohen ndërmarrjet dhe punëtorët në Kosovë. Po bëjmë gjithçka që të ruajmë kombinatin i domosdoshëm për ekzistencën e popullit serb bë Kosovë", ka thënë ai duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare të reagoj.

Po përsëritet skenari i vitit 2016, kur Kuvendi i Kosovës dy orë pas mesnatës ka miratuar ligjin për Trepçën që parashikon që 80 për qind të aksioneve nga pasuria dhe kapitali i saj të mbahen nga Qeveria.

Disa ditë më vonë qeveria në Beograd sipas tij pat anuluar atë vendim dhe të gjitha veprimet juridike që pasojnë një prej të cilave është formimi i ndërmarrjes së re Trepça a.d. në sistemin e Prishtinës që i hap rrugë implementimit të këtij ligji.

"Kur formohet ndërmarrja e re, strukturat aktuale pushojnë se vepruari, kjo duhet të jetë e qartë të gjithëve se ata duan që të bllokojnë llogaritë  e eksportit të plumbit, zinkut prej nga Trepça veri mbijeton”, ka thënë Petkoviç.

Sipas tij, atë që statute përcakton formim të bordit të ri nuk mund të realizohet fizikisht sepse Trepça veri është në Leposaviq dhe më kryesorja minierat Belo Brdo dhe Crnac janë përgjatë vijës administrative me Serbinë Qendrore.

Ka rrezik ka thënë ai që të bllokohen llogaritë dhe eksporti dhe me te të vihet në pyetje ekzistenca e Trepçës dhe pagat e 3 mijë punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat