Gani Geci për Kujtim Shalën: Fol se po e prish odën

Aktuale

Gani Geci për Kujtim Shalën: Fol se po e prish odën

Nga: D.RR Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 21:23
Kujtim Shala

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një postimi në Facebook ka lavdëruar deputetin Kujtim Shala, pasi sipas Gecit, ai i dha leksione Enver Hoxhajt dhe PDK-së.

Geci kërkon nga Shala që të flas sa më shumë në Kuvend, sepse “po e prish odën” duke e mbajtur të fshehur diturinë.

Postimi i plotë:

Kjo është LDK -ja dhe LDK -ja nuk është e njohur për Stupc por për dije.
Tek ne, në odat tona në Drenicë ktyneherë kanë thënë janë dy burra që e prishin odën.
I pari që e prishi odën është ai që nuk din dhe flet, ndërsa i dyti që e prishë odën është ai që din dhe nuk flet.
Kërkesa jonë për Kujtim Shalën është që të flas se duke mos folur po e prish odën.
Kërkesa tjetër e jona është për ata që nuk dinë: “Amani u koftë mos folni se po e prishni odën!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat