Vetëvendosje thumbon PSD-në, ia kujton “mandatet e vjedhura”

Aktuale

Vetëvendosje thumbon PSD-në, ia kujton “mandatet e vjedhura”

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Inati me Partinë Socialdemokrate assesi ta lëshojë Lëvizjen Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ka gjetur edhe një mënyrë për të thumbuar grupin e ish-pjesëtarëve të saj, i cili u largua për të bërë parti të veten.

Vetëvendosje ka zgjedhur ueb-sajtin e saj zyrtar për të sulmuar PSD’në për vjedhje – të vendeve në Kuvendin e Kosovës.

Në faqen e listës së deputetëve të VV’së, përveç Kurtit e të tjerëve, tashmë janë edhe 13 profile boshe, të emërtuar si “Mandat i vjedhur”.

Janë gjithsej 13 profile të tilla, teksa Vetëvendosje është kujdesur që t’ia kujtojë, përveç pjesëtarëve të PSD’së, edhe Donika Kadaj-Bujupit, tani pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, se mandatin e deputetit e fituan në kuadër të listës zgjedhore të VV’së.

Image

Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Salih Salihu, Frashër Krasniqi e Shqipe Pantina lanë VV'në për të kaluar në PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat