Njeriu që u përball me Millosheviqin akuzon Thaçin: Po prezantohet rrejshëm para publikut!

Aktuale

Njeriu që u përball me Millosheviqin akuzon Thaçin: Po prezantohet rrejshëm para publikut!

Nga: A.ZH Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 07:47
Liri Loshi, Hashim Thaçi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka akuzuar presidentin e vendit Hashim Thaçi për prezantim të rrejshëm para publikut.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi po prezantohet si historian me profesion, mirëpo ai nuk ka ushtruar këtë profesion në ndonjë shkollë, universitet apo institut, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Thaçi “mund të thotë se është i diplomuar në histori, por jo se me profesion është historian”.

Reagimi i plotë i Loshit:

Presidenti Thaçi po prezantohet si historian me profesion. Di dikush që presidenti ta ketë ushtruar profesionin e historianit ndonjëherë? Ka punuar në ndonjë shkollë, universitet, apo institut? Ka ndonjë kontribut shkencor nga historia?! Me sa di, presidenti nuk e ka bërë asnjërën nga këto ndonjëherē.

Ai mund të thotë se është i diplomuar në histori, por jo se me profesion është historian, aq më tepër kur si president flet për tema shtetërore që kanë edhe implikime të historisë, siç ishte intërvista e tij e fundit me Ylli Rakipin dhe analistët në Të paekspozuarit.

Është thjesht, një moskujdes në paraqitje, për të mos thënë prezantim i rremë para publikut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat