Flet Daçiqi pas kërcënimit me atentat nga Behgjet Pacolli

Aktuale

Flet Daçiqi pas kërcënimit me atentat nga Behgjet Pacolli

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Behgjet Pacolli dhe Ivica Daçiq

“Jam mësuar me kërcënime, por kjo është hera e parë që ndokush nga politikanët shqiptarë direkt kërcënon”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij, Pacolli pa pardon në gjuhën serbe ka thënë “nëse ka ndonjë atentat, të dish se jemi ne shqiptarët”.

Kjo sipas Daçiq ka ndodhur në tubimin e ministrave të Punëve të Jashtme në Bukuresht nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Kjo është akuza që përmes mediave e publikon Daçiq duke shtuar se politikanët shqiptarë janë nervoz sepse iu shembet trualli nën këmbë.

“Jam provuar me kërcënime, por është hera e parë që dikush direkt nga politikanët shqiptarë e thotë këtë direkt. Kjo dëshmon sa janë nervoz ata sepse menduan se çdo gjë mori fund”, ka thënë Daçiq.

Daçiq shton se “iu kam përgjigjur se jam ministri i tyre, se ata janë vetëm ndihmësit e mi sepse Kosova është pjesë e Serbisë. Ata janë mësuar të fitojnë me forcë. Tash kanë goditur në të fortë. Nuk ka ndalesa pa marr parasysh kërcënimet”.

Në takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së dhe vendeve ballkanike kandidate për anëtarësi në BE më 1 shkurt në Bukuresht, pas deklaratës së Daçiq se në tavolinë janë dy ministra të Punëve të Jashtme nga Kosova, duke aluduar në kryesin e punëve të shefit të diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj me prejardhje nga Kosova

“Pse Kosova ka dy ministra të punëve të jashtme në tavolinë. Ky është provokim i ministrit zyrtar dhe kryeministrit Edi Rama” ka thënë Daçiq.

Në këtë ka reaguar Cakaj, që ka thënë se Daçiq edhe më herët është dashur të jetë i provokuar sepse Kosova edhe më herët ka pasur dy Ministra të Punëve të Jashtme në tavolinë.

“Ju jeni nga Prizreni apo, unë jam shqiptar i Kosovës dhe këtu përfaqësoj Shqipërinë”, ka thënë Cakaj.

“Po ashtu është. Ne jemi të gjithë nga Serbia. Kosova është Serbi ia ka kthyer”, Daçiq, gjë që e ka nervozuar Pacollin që ka kërcënuar me atentat.

Kryeministri shqiptar Edi Rama në të njëjtën kohë edhe Ministër i Punëve të Jashtme, ka emëruar Cakajn si kryes të punës së ministrit duke i bartur të gjitha kompetencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat