Deri në mars qeveria duhet të dërgojë në kuvend ligjin për qeverinë

Aktuale

Deri në mars qeveria duhet të dërgojë në kuvend ligjin për qeverinë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 13:59
Shqipe Pantina

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate (PSD) ka arsyetuar votimin e buxhetit të qeverisë duke konsideruar se gjitha kërkesat e tyre karshi qeverisë janë plotësuar.

Deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina, në një konferencë për media ka folur për rëndësinë e projektligjeve të votuara gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ligji për dialogun synon të vë në rend procesin e vendimmarrjes, pasi sipas saj, nuk ka më mundësi që secili bartës i institucionit të marrë vendime ‘krye në vete’.

Ndërsa për ligjet e administratës publike dhe atij të pagave në sektorin publik, Pantina tha se pavarësisht disa mospajtimeve, përmes këtyre ligjeve vendoset transparenca dhe hierarki e qartë për paga.

Ajo paralajmëroi se më së paku deri në mars qeveria duhet të dërgojë në kuvend ligjin për qeverinë. Ndërsa, për ligjin për paga, tha se duhet të hyjë në fuqi pas 9 muajsh dhe deri atëherë, sipas saj, do të miratohet ligji për qeverinë ku do të qartësohen se sa zëvendës ministra duhet të jenë në dikasteret përkatëse.

Drejtpërdrejt nga konferenca e PSD-së

Partia Socialdemokrate po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat