Deputetët 2000 euro rrogën bazë, votuan edhe për privilegje tjera

Aktuale

Deputetët 2000 euro rrogën bazë, votuan edhe për privilegje tjera

Nga: N.Sh Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:42
Kuvendi i Kosovës

Anëtari i PDK-së, Arben Gecaj, përmes një statusi në Facebook, thotë se, kur të publikohet lista e deputetëve se kush ka votuar për me marr shtesa tjera edhe pse rrogën bazë e kanë 2000 euro, do të ishte mirë që të njëjtit kurrë më për jetë mos me i votu.

Gecaj thotë se, politik e ka një mandat për me i shërbye të tjerëve, e jo privilegje për vete.

Ai përmend këtu se, fëmijet në Kosovë nuk kanë shtesa.

Ja postimi i plotë:

Kur te del lista dhe shohim se kush ka votuar nga deputetët per me marrë shtesa tjera edhe pas rroges baze 2000 euro, do te ishte mire, te njejtit kurre më për jetë mos me i votu. Politika e ka një mandat, me iu sherby te tjereve, jo privilegje për vete. Mos te harrojme, femijet nuk kane shtesa ne Kosove!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat