Kusari: Buxheti i miratuar, buxhet i varfërisë

Aktuale

Kusari: Buxheti i miratuar, buxhet i varfërisë

Nga: E.K Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:04
Mimoza Kusari

Mimoza Kusari, kryetare e Alternativës në një postim në facebook ka thënë se kjo pati nuk e ka mbështetur draft buxhetin e propozuar dhe votuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo buxhetin e miratuar e ka quajtur buxhet klientelist dhe buxhet të varfërisë.

Postimi i plotë:

SQARIM PUBLIK

Partia Alternativa nuk e ka mbështetur draft buxhetin e prezantuar dhe votuar në Kuvendin e Kosovës, për arsyet të cilat edhe i kam prezantuar në seancën plenare gjatë leximit të parë të projekt buxhetit për vitin 2019.

Buxheti i sapo miratuar është buxhet klientelesk, buxhet i varfërisë dhe i destimulimit të çfarëdo rritje punësimi ose rritje ekonomike. 
Në të kundërten, ky buxhet ngrit pasivitetin, dekurajon profesionistët e rinj dhe nuk paraqet asnjë pasqyrë për vizion apo zhvillim strategjik të vendit tonë. 
Si të tillë këtë projekt buxhet, Alternativa asnjëherë nuk e ka mbështetur, aq më pak, kushtëzimet që u bën për kalimin e tij.

Draftligji apo Ligji i sapo kaluar për delegacionin shtetëror për bisedime, nuk ka arritur të ketë asnjë mekanizëm për parandalimin e ndarjes apo lëvizjes së kufinjëve të Kosovës sipas modelit Thaçi - Vuçiç. 
Fatkeqësisht, ky projektligj ia krijoi edhe një trup/mekanizëm shtesë Presidentit Thaçi për të finalizuar çfarë ka nisur vitin e kaluar. 
Si i tillë, ky mekanizëm NUK është mbështetur me shumicë absolute nga Kryesia e Alternativës dhe qëndrimi zyrtar i partisë është KUNDËR këtij verzioni të miratuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat