Osmani: Ligji për dialogun lë hapësirë për t’u negociuar shtetësia e territori i Kosovës

Aktuale

Osmani: Ligji për dialogun lë hapësirë për t’u negociuar shtetësia e territori i Kosovës

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 20:41
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nëse Ligji për dialogun miratohet si është, lë hapësirë për negocimin e territoreve.

Osmani, në “Dossier D” ka thënë se nëse Ligji për dialogun miratohet pa u ndryshuar, Hashim Thaçi do të ketë hapësira manovrimi.

“Ligji për ne si LDK është i panevojshëm dhe i kotë. Mirëpo nëse miratohet edhe në lexim të dytë kështu si është, arrin efekte të rrezikshme pasi lë hapësirë për t’u negociuar shtetësia e territori”, tha ajo.

Osmani thotë se e ka thënë Bashkimi Evropian se ekipi negociator do të jetë ndihmës i Hashim Thaçit, pasi formati i përcaktuar është në nivel presidentësh.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se PSD është subjekti opozitar që është tërhequr nga rrëzimi i Qeverisë dhe i është bashkuar koalicionit PANA.

Sipas Osmanit, të jeshë në anën e Qeverisë nuk nënkupton vetëm të futesh në Qeveri, por ka edhe shumë mënyra tjera që sipas saj PSD tashmë po “përfiton” nga pozicioni i saj i ri politik.

“Ne i kemi pasur nënshkrimet e mbledhura para se PSD t’i sjellë nënshkrimet. Është PSD-ja ajo që u tërhoq në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje, vendosi të bëjë pazare të ulëta politike që po mundohen t’i paraqesin si të mira”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat