Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet Isa Mustafës, e quan mashtrues

Aktuale

Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet Isa Mustafës, e quan mashtrues

Nga: D.RR Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:06
Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti

Kryetar i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, pasi ky i fundit lëshoi një mori kritikash për Ahmetin, pas vendimin negativ të Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Arban Abrashit, transmeton “Bota sot”.

LEXONI EDHE KËTËIsa Mustafa akuzon Gjykatën Kushtetuese se i shërbeu Qeverisë për t'ia larë borxhin Shpend Ahmetit

Ahmeti në këtë postim të Facebook-ut, e ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro LDK-së në Istog.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa ka deklaruar sot se ka humbur besimin në Gjykatën Kushtetuese e cila Njëzëri ka vendosur kundër kërkesës së paarsyeshme të LDK për zgjedhjet në Prishtinë.

Poashtu akademiku i nderuar paska mashtruar opinionin duke thënë se pas Kuvendit të shtunën, Gjykata ka vendosur sot kundër Abrashit.

Ne e dijmë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të na “rrëzojë “, por me 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardh fundi.

1. Po e bashkangjes deklarimin e Isa Mustafes

2. Po e bashkangjes edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku në vendim thuhet se Gjykata NJËZËRI ka marr vendim me 23 janar.

3. Interesant qysh në “meselen” metaforike Isa Mustafa i referohet komunës si pronë, sigurisht e LDKsë.

4. Krejt në fund, sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugoves (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e KREJT gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat