Çfarë mendimi kishte Adem Jashari për Ibrahim Rugovën? – përgjigjet Sylejman Selimi

Aktuale

Çfarë mendimi kishte Adem Jashari për Ibrahim Rugovën? – përgjigjet Sylejman Selimi

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:16
Ibrahim Rugova

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi tregon se axha i tij ka qenë kryetar i LDK-së në fshatin e tij të lindjes në Aqarevë të Skenderajt.

Kështu, ai thotë se të gjithë e kanë përkrahur këtë parti dhe kryetarin e saj.

“Na e kemi mbajt foton e tij më 1996 dhe 1997. Axha ka qenë kryetar i LDK-së në fshat’, tregoi Selimi.

Ndërkohë ai ka treguar se komandanti legjendar Adem Jashari nuk ka pasur interes politik. Thotë se gjithçka që i ka interesuar atij ka qenë organizimi ushtarak.

“Ademi nuk ka pasur të bëjë asgjë me politikën. Ai ka qenë i angazhuar vetëm në organizimin ushtarak’, tha Selimi.

‘Nuk ka qenë anti-rugovist’, shpjegoi Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat