Sylejman Selimi përgjigjet se përse nuk e pranoi dekoratën nga Hashim Thaçi

Aktuale

Sylejman Selimi përgjigjet se përse nuk e pranoi dekoratën nga Hashim Thaçi

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:10
Sylejman Selimi dhe Hashim Thaçi

Sylejman Selimi i sapo liruar nga burgu po deklarohet se do të refuzojë përsëri dekoratën nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nëse i njëjti përsëri do ta propozonte për ta dekoruar.

I pyetur rreth lidhjes së tij me Hashim Thaçin, ai ka thënë se nuk ka raporte të afërta me të. Ka thënë se gjatë verës janë takuar rastësisht në një dasmë.

I ftuar në T7, Selimi ka thënë se nuk e ka pranuar dekoratën për shkak të arsyeve të tij pa përmendur asgjë.

“Kam pas arsyet e mija se pse nuk e kam pranuar. Kam qenë në burg për krime të lufta”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse do ta pranoni tash, Selimi është përgjigjur shkurt me “jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat