E konfirmon Sylejman Selimi: Do të shkoj në Hagë

Aktuale

E konfirmon Sylejman Selimi: Do të shkoj në Hagë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:15
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i UÇK’së Sylejman Selimi ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se nga Haga janë kontaktuar zyra e avokatit të tij.

“Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, tha Selimi në T7.

‘Nuk e di saktë. Ka mundësi gjatë javës”, tha Selimi.

Ditë më parë Selimi është liruar me kusht.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat