Albin Kurti zbardh takimin me Ilir Metën

Aktuale

Albin Kurti zbardh takimin me Ilir Metën

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:53
Albin Kurti dhe Ilir Meta

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti komentoi sot në mbrëmje në studion e “A Show” takimin që zhvilloi me Presidentin Ilir Meta dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ai tregoi se çfarë i bashkonte me ta si dhe shqetësimet që kishin ndarë bashkë.

Albin Kurti: Po, me Metën ndajmë shqetësimin tonë për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku janë 6 shtete me 4 superfuqi sipër. Shtetet janë Bosnja, Mali i Zi Shqipëria. Kosova dhe Serbia, kurse katër fuqitë janë SHBA, BE, Rusia dhe Turqia. 

Mendoj që nuk jemi larg në idenë e nevojës për një aleancë ballkanike nga Sllovenia e Kroacia deri tek Bullgaria që depërtimi serbo-rus të ndalet.

Adi Krasta: Ai komentoi po ashtu edhe takimin me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati?

Albin Kurti: Njihemi kaherë, kemi shumë ide të përbashkëta, kam shumë respekt për punën e tij dhe një lloj çiltërsie që nuk e has tek politikanët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat