Berisha i përgjigjet Batonit: Shpifjet e tua i shërbejnë Beogradit

Aktuale

Berisha i përgjigjet Batonit: Shpifjet e tua i shërbejnë Beogradit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 23:46
Sali Berisha dhe Baton Haxhiu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga Baton Haxhiu në emisionin ‘Opinion’ i cili tha se Berisha ka deklaruar se Kosova nuk do të bëhet kurrë e pavarur.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se deklarata e Batonit janë shpifje që i shërbejnë vetëm Beogradit.

Postimi Berishës:

Duke ndjekur ”Opinion”!

Sqarim:

Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi ne “Opinion” se une paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurre nuk behet e pavarur po nuk shpetoi ne Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani.

Me kete rast informoj opinionin se:

-1 Une kam kundershtuar qe nga viti 1991 gjer sot me qindra here ndarjen e Kosoves

-2 Une konsideroj ne çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavaresisht se kush i banon aktualisht ato

3- Ndryshimi i kufijve te Kosoves eshte absolutisht vetem skenar i Serbise se Madhe dhe ky eshte misioni i argateve shqipfoles albanofob ne Prishtine dhe Tirane

Ky trillim i argatit in chef eshte shpifja e fundit e Beogradit! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat