Shiti viçin të paguaj ceremoninë e varrimit të nënës, ja çka thotë Xhafer Tahiri për këtë rast

Aktuale

Shiti viçin të paguaj ceremoninë e varrimit të nënës, ja çka thotë Xhafer Tahiri për këtë rast

Nga: N.Sh Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Sabri Beqiri dhe Xhafer Tahiri

Bashkësia Islame në Vushtrri, e kishte detyruar Sabri Beqirin, që të paguajë anëtarësinë prej 417 euro, në mënyrë që, të ia varrosin nënën e tij, e cila ndërroi jetë para tri dite.

Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë, i cili jeton në varfëri të skajshme, është detyruar që ta shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.

Pas publikimit të kronikës për këtë rast, ku në mediat sociale nuk la kush pa reaguar, në një koment kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka sqaruar se komuna e Vushtrrisë, i mbulon shpenzimet e ritit të varrimit.

Sipas tij, shpenzimet e varrimit dhe anëtarësia në BIK jaën dy çështje të ndara dhe nuk i komenton, sepse thotë se nuk dëshiron që të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë fetare.

Lexojeni se çfarë shkruan Xhafer Tahiri:

I nderuar per kete rast dhe te gjitha rastet e vdekjeve ne Vushtrri (afer 450 ne vitin 2018) Komuna i mbulon shpenzimet e ritit te varrimit. Sikur te kishte pyet gazetari ne Komune do te kishte marre pergjigje per kete dhe do ta kishte perfshire ne kronike! Nuk ka pyetur! Per me teper rastet sociale jane te liruara nga te gjitha pagesat ne Komune.

Shpenzimet e varrimit dhe anetaresia e BIK jane ceshtje te ndara dhe ne nuk komentojme sepse nuk deshirojme te nderyhjme ne punen e bashkesive fetare.

Qe kur une jame bere kryetar ne Vushtrri pagesen e shpenzimeve te varrimit e bene Komuna kete fakt e dijne dhe e vleresojne te gjithe qytetaret e Vushtrrise.

Une dua te besoje qe BIK ne Vushtrri do te beje gjene e duhur edhe ne kete rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat