Ivanoviqin serbët se duan as të vdekur, ja çka bëjnë kundër tij!

Aktuale

Ivanoviqin serbët se duan as të vdekur, ja çka bëjnë kundër tij!

Nga: F.B. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:38
Pamje nga protesta

Të gjithë qirinjtë e ndezur në protestën e 2 shkurtit në Mitrovicë në vendin ku është vra një vit më parë Oliver Ivanoviq janë zhdukur vetëm dy orë pas protestës ndonëse nuk ishin djegur, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Jemi të shokuar, nuk mund të besojmë që ndokush e urren edhe të vdekur Oliver Ivanoviqin dhe të ndodh diçka e këtillë para selisë së Iniciativës Qytetare SDP, ndërsa na është thënë se ruhet 24 orë. Ose policia nuk ka reaguar ose nuk ka qenë në vendin e saj”, ka thënë Ksenija Bozhoviç zëvendës kryetare e SDP.

Bashkëshortja e Oliverit, Marina Ivanoviç e cila me të birin Nikollen ishte në radhët e para të protestës ka thënë shkurt “familja dëshiron të vërtetën dhe zbulimin e vrasjes së Oliverit”.

Dejan Nedeljkoviç drejtor i OJQ “Zemra e gjelbër e Kosovës” një ndër organizatorët e tubimit “1 në 5 milionë” ka thënë se në ditët në vijim do vendoset rreth protestave në qytetin buzë Ibrit.

Sipas tij shumica e njerëzve në Mitrovicë punojnë në sektorin publik dhe frikësohen të shprehin qëndrimet politike për shkak të cilave mund të mbeten pa punë.

“As unë as Marko Jakshiq nuk kemi pasur presione direkt por ka pasur në njerëzit tjerë. Vetë ardhja pa paralajmërim e Gjuriqit nënkupton lidhjen me protestën dhe presionin. Ne në rrjetet sociale kemi thënë se nëse ndodh diçka përgjegjësia bie mbi Gjuriqin dhe presidentin Vuçiq”, ka thënë ai.

Ai mohoi akuzat nga Lista Serbe se me protestë po ndahet populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat