Serbia në panikë: Shqiptarët arrijnë deri në Brus dhe Novi Pazar

Aktuale

Serbia në panikë: Shqiptarët arrijnë deri në Brus dhe Novi Pazar

Nga: F.B. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:38
Novi Sad

Kanë vazhduar reagimet e zyrtarëve serbë lidhur me miratimin e statutit të Ndërmarrjes Trepça.

Në kuadër të Kombinatit Trepça me të cilin menaxhojnë serbët janë minierat Belo Brdo dhe Crnac që vend gërmimet shtrihen përgjatë vijës administrative, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Vendimi i Qeverisë së Prishtinës që të përvetësoj Trepçën nuk është vetëm goditje ekonomike në Serbi dhe serbët në Kosovë por përbën aneksim brutal dhe të padrejtë të territorit të Serbisë qendrore, për shkak se minierat kryesore shtrihen deri në Brus dhe Novi Pazar.

Ky fakt pamundëson palën shqiptare të realizoj planin e saj famëkeq të me përvetësimin e Trepçës të merr edhe territor jashtë krahinës jugore thonë ekspertët.

“Ata e dinë se nuk mund të arrijnë në Trepçën veri, që gjendet në veri të Kosovës, minierat kryesore të së cilës janë Belo brdo dhe Crnac dhe të cilat në pjesën ma të madhe ndodhen këtej vijës administrative përkatësisht jashtë territorit të Kosovës. Nuk ka asnjë punëdhënës më të madh për serbët e Kosovës se Trepça veri, nga ajo varen 3 mijë familje. Është e qartë se qëllimi kryesor i tyre është shkurtimi i të ardhurave jetike ekzistenciale për serbët”ka thënë Marko Gjuriq.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Beograd, Ljubodrag Saviç vlerëson se Serbia do të luftojë kundër këtij vendimi të Prishtinës edhe në fushën e drejtësisë edhe diplomacisë, ndërsa një nga format e kësaj lufte mund të jetë edhe kundërshtimi i qetë i punëtorëve.

 Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë Marko Gjuriq shprehet se shqiptarët janë të vetëdijshëm se nuk mund të prekin Trepçën që vepron në veri të krahinës.

“Ministria e punëve të jashtme duhet të aktivizohet dhe njoftoj botën me të drejtën e pronësisë së Trepçës, në afarizmin dhe funksionalizimin e së cilës më së shumti ka investuar Serbia... problem shtesë mbetet se shkritorja dhe rafineria ndodhen në anën shqiptare, ndërsa flotacioni dhe minierat në pjesën ku shumica e banorëve janë serbë, e tunelet e gërmimit arrijnë në territorin e Serbisë qendrore”, thotë Saviç.

Drejtori gjeneral i Trepçës veri Jovan Dimkiç ka tërhequr vërejtjen se statute i ardhshëm i kombinatit siç mendon Prishtina nuk godet vetëm ndërmarrjet dhe të punësuarit, por me këtë institucionet e Kosovës në mënyrë brutale kanë prek edhe territorin e Serbisë edhe veriun e krahinës sonë edhe Serbinë qendrore.

Si dihet Kuvendi i Kosovës ditë më parë miratoi statutin e Trepçës dhe transformimin e saj në ndërmarrje aksionare ku 80 për qind të aksioneve janë në pronësi të Qeverisë së Kosovës

Ministri i Energjetikës, Aleksandar Antiç ka thënë se Serbia nuk do lejoj rrëmbimin e pasurisë së saj. “ Nuk ka snjë dilemë se Serbia është pronar shumicë i Trepçës dhe ky është fakt që duhet të pranojnë të gjithë, se nuk ka asnjë lloj bisede për Trepçën pas pjesëmarrjen e Serbisë. Duke theksuar se fakti se Prishtina vendos për rrëmbimin jo ligjor të Trepçës nuk do të ketë pasoja të përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat