A i shkoi Albin Kurti sërish në shtëpi Isa Mustafës, flasin nga LDK

Aktuale

A i shkoi Albin Kurti sërish në shtëpi Isa Mustafës, flasin nga LDK

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:44
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkuar sërish për një vizitë në shtëpi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Vizita e Kurtit tek Mustafa është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa Klan Kosova merr vesh se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë gjendja aktuale politike në vend si dhe situata në përgjithësi e subjekteve opozitare.

Rreth vizitës së sotme të Albin Kurtit në shtëpinë e Isa Mustafës, ka konfirmuar edhe zedhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat