“Mbinjeriu” nga Kosova ose turpi i gazetarisë

Aktuale

“Mbinjeriu” nga Kosova ose turpi i gazetarisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:14
Baton Haxhiu, Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Me shkop në dorë, si dirigjent sharlatan, pa pikë turpi, shënjon vijat kufitare, duke prerë mbrapsht ngado që e prek hartën, sepse kështu na qenka rrugëdalja e vetme për Kosovën. Moderatori i stërvitur me skema të tilla e shijon spektalin e “mbinjeriut” nga Kosova që i ditka të gjitha.

Është demograf, historian, gjeograf, diplomat, negociator, politikan që u ligjëron disa të ftuarve, shumica në anën e tij e të tjerët sa për ta bërë këtë shoë mediatik, më të besueshëm për publikun.

Pastaj, kërcet nga nervoza sa herë që plani për ndarjen, hidhet poshtë me argumente të bollshme, që s’i kundërshton dot.

Mundohet ta justifikojë këtë pakënaqësi, me “konspiracionin” e gjithanshëm, ku sipas tij, veç të vërteta nuk ka.

Paralelisht në dy ekrane, ky monstrum jo thjesht mediale, por me mbështetje të fuqishme nga qendrat ku gatuhet ndarja e Kosovës, vepron pandalshëm. Në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare me normat dhe kushtetutën.

Është  e pafalshme se si një antishqiptar i tillë, gëzon një pasaportë të Shqipërisë..!!

Është e turpshme se si ekranet shqiptare që mburren për cilësi programore, i japin  atij një hapësirë kaq të madhe, për të helmuar opinionin.

Me gjasë, investimi i planifikuesve të ndarjes së Kosovës, është aq i madh, saqë nuk kursen asgjë. Media, biznese, parti, liderë.

Propaganda sa vjen e bëhet më e vrazhdë, ndërsa gjeo-gazetari kosovar apo turpi i këtij profesioni, është i gatshëm të vjellë vrer mbi këdo që i del para.

Se në çfarë deregjeje ka rënë media shqiptare e dëshmon pikërisht kjo ofensivë e ligësisë së sponsoruar nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe e jetësuar nga marionetat si Batoni&CO.

Zëri i akademikëve, historianëve, gjeografëve, diplomatëve me përvojë, politikanëve që i duan të mirën kombit, tentohet me çdo kusht të heshtet, ndërsa na shfaqet si alternative shekullore, një skenar që e tkurr edhe më tej territorin e Republikës së Kosovës.

Mediet e oborrit, janë shndërruar në altoparlantë të Edit, Hashimit dhe vasalëve të tyre, për të na e shitur një krim historik, si një mrekulli nacionale.

Sa poshtë kanë rënë!/Syri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat