Hashim Thaçi njofton se do të flas në Washington për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Aktuale

Hashim Thaçi njofton se do të flas në Washington për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:22
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në lutjet e mëngjesit në ShBA.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas pak do të jetë mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flasë për marrëveshjen e mundshme Kosovë – Serbi.

“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. HTH”, ka shkruar presidenti, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat