Edhe Veseli i reagon Kocijançiqit: BE-ja po e rrënon perspektivën e dialogut

Aktuale

Edhe Veseli i reagon Kocijançiqit: BE-ja po e rrënon perspektivën e dialogut

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:06
Kadri Veseli

Deklaratave të zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq i është përgjigjur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

I pari i legjislativit në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Trepça nuk është çështje e hapur për dialog me Serbinë.

Sipas Veselit, Bashkimi Evropian me këtë gjuhë po e rrënon perspektivën e dialogut dhe fqinjësisë së mirë.

“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Veseli.

Për deklaratat e Kocijançiqit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se BE-së i ka humbur rruga në oborrr.

Ndryshe zëdhënësja e Komisionit Evropian, për mediat serbe deklaroi gjatë ditës se për Trepçën do të vendoset në marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat