Labi: Shqetësohuni për qëndrimin e Brukselit rreth Trepçës, jo që unë kalova në AAK

Aktuale

Labi: Shqetësohuni për qëndrimin e Brukselit rreth Trepçës, jo që unë kalova në AAK

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Ramush Haradinaj dhe Labinot Tahiri

Deputeti Labinot Tahiri ka shkruar përmes Facebook’ut se nuk është e rëndësishme nëse ai ka ndryshuar grupin parlamentar, por, që për Trepçën do të dialogohet me Serbinë.

Lajmi për Trepçën sipas tij është më i rëndësishëm e më i dhimbshëm, pasi që çdo deputet mund të dalë në grup tjetër parlamentar.

Në fund, Tahiri ka shkruar se me largimin e tij nga grupi parlamentar i AKR’së, nuk i ka bërë asnjë dëm Kosovës.

Postimi i plotë:

LAJMI NGA BRUKSELI SE PËR TREPÇËN DUHET TË DIALOGOHET ME SERBINË, ËSHTË MË I RËNDËSISHËM DHE I DHIMSHMËM PËR NE, SE SA KU KALOJ UNË NË GRUPE PARLAMENTARE APO PARTI POLITIKE QË ÇDO DEPUTET MUND TË DALË NË GRUPE PARLAMENTARE!

Pra brengosuni, e kerkoni për TREPÇËN se sa për mua mos u shqetsoni , se as edhe një dëm nuk ia kam ba KOSOVËS DHE JUVE QYTETARË TË NDERUAR!

Shihemi sonte në TV 7 te Fidani dhe e kuptoni më mirë çdo gjë! 
Ora 23:00

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat