Sekretari i OKB-së Antonio Gutierres: Taksat kanë ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit

Aktuale

Sekretari i OKB-së Antonio Gutierres: Taksat kanë ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit

Nga: F.B Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Antonio Gutierres

Sekretari gjeneral i OKB-së Antonio Gutierres është i shqetësuar me rritjen e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, posaçërisht në veriun e Kosovës, për çka ftoi liderët që të përmbahen nga hapat që mund të rrezikojnë gjendjen në terren.

“Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar të rriten dhe të ndikojnë negativisht në mundësinë e dialogut”, thuhet në raportin tre mujor të sekretarit të OKB-së Antonio Gutierres njofton RTS transmeton “Bota Sot”.

Gutierres si problemin më të madh në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit e sheh vendosjen e taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe BeH, që janë vendosur në nëntor.

Sekretari gjeneral tërhoqi vërejtjen të dy liderëve që të iu ikin hapave në mënyrë që do të ndikonin në rritjen e tensioneve, si dhe përmes hapave pajtues të kërkojnë mënyrë për përparim në dialog që udhëhiqet me ndërmjetësimin e BE-së.

Raporti i shefit të OKB-së për Kosovë është dorëzuar ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit, në momentin kur ende nuk dihet nëse në shkurt do të ketë debat, pasi mbajtjen e saj e kundërshtojnë vendet perëndimore. ShBA, Britania e Madhe dhe Franca mendojnë se pa marr parasysh gjendjen në terren, nuk ka nevojë që të debatohet për Kosovën katër herë në vit.

Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës me mbështetje të SHBA-ve dhe Britanisë në disa raste kanë kërkuar që të shqyrtohet roli i UNMIK-ut, gjë që është kundërshtuar nga Kina dhe Rusia.

Gutierres ka theksuar se taksat në prodhimet serbe janë vendosur në nëntor menjëherë pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Shefi i OKB-së theksoi se akterët kyç si Mogerini dhe Han kanë ftuar Prishtinën që të tërheq vendimin për taksat. OKB thekson se gjatë tre muajve në Kosovë janë kthyer 93 persona, përfshirë 32 serbë.

“Nga viti 2000, 28.111 persona të zhvendosur (11.945 serbë, 7.577 egjiptas dhe ashkali, 3.925 rom, 1.875 boshnjak, 1.464 goran, 1.281 shqiptar, 21 malazez, 19 turq dhe 4 kroat) kanë gjetur zgjedhje të përhershme në Kosovë“, thonë në OKB duke nënvizuar se në gjithë Ballkanin ende janë mbi 69.627 persona të zhvendosur nga Kosova të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Në pjesën që ka të bëjë me aktivitete e BE-së në Kosovë thuhet se Gjykata Speciale ka vazhduar hetimin për “trajtimin jo human të njerëzve dhe tregti me organe njerëzore ne Kosovë“, sikur që ka filluar intervista me i ish-pjesëtarëve drejtues të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat