Ragmi Mustafa i reagon Arsiqit: Zotni ma gjeni një shqiptar në Medvegjë që s’është për bashkim me Kosovë?

Aktuale

Ragmi Mustafa i reagon Arsiqit: Zotni ma gjeni një shqiptar në Medvegjë që s’është për bashkim me Kosovë?

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:19
Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve

Medvegjë, 5 shkurt  -Kryetari i Medvegjës Nebojsha Arsiq në një intervistë të titulluar  “Tek ne serbët dhe shqiptarët hanë në një sofër” (“Kod nas Srbi i Albanci sede za istim stolom!”) për gazetën “Alo” ndër tjera ka thënë se “deri sot nuk kam dëgjuar nga asnjë shqiptarë në Medvegjë se ata kanë një dëshirë për të bashkuar me Kosovën ose të bëhet pjesë e “Shqipërisë së Madhe”.

Asnjë nga shqiptarët e Medvegjës nuk ju kundërvyen deklaratave të Arsiqit?!

“Nuk kam dëgjuar nga shqipterët e Medvegjës se duan t’i bashkohen Kosovës” paska thëne kryetari i Medvegjës Nebojsha Arsiq. Dhe për qudi, deri tash asnjë politikan apo analist nga Medvegja nuk morën guximin të dalin dhe të reagojnë apo të demantojnë, cka mund të nënkuptohet se pajtohen me Arsiqin apo vërtetë “nuk duan të bashkohen me Kosovën”?! Pra, heshtja gjithmonë s’është arë!

Ata si zakonisht janë përgjigjur se “nuk ja vlenë të merresh me atë e me këtë”. Po a thua  majfton kjo? Liderët, ata që janë në Medvegjë nuk duhet të jenë lojal përballë diskrminimit apo deklaratave paushalle të autoriteteve lokale serbe në Medvegjë siq është ky Nebojsha Arsiq i cili thotë herë “Medvegja nuk është Luginë e Presheves” e herë flet në emër të shqiptarëve të Medvegjës se ata “nuk duan të bashkohen me Kosovë” i cili publikisht dhe me mburrje thotë se “ne me ta hamë e pimë bashkë në një sofër”?! Nëse vërtetë është ashtu, për lakmi, shembull ky i “tolerancës” dhe “multietnicitetit” do të thoshim, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ragmi Mustafa (KKSH) 159 km larg, nga Bujanoca i reagon deklaratave të kryetarit serb të Medvegjës Arsiqit (Poshtë në foto: Shqiptarët e Medvegjës duke votuar Referendumin për bashkim me Kosovë)

Sikur t’mos ishte kështu sigurisht një fshat nuk do ta kishte emrin Putin, apo nuk do të ishte zbrazur sot nga shqiptarët, apo banorët shqiptarë do të kishin probleme e pshtjellime me dokumentet personale dhe me pronat, apo në shkollat shqipe nuk do të kishte më shumë mësimdhënës se sa nxënës?! Pra kjo është Medvegja e Jim Xhemës dhe akademik Idriz Ajetiti të cilës kur i kthyen shpindën trojeve të tyre për t’i kontribuar nga distanca, lanë mijëra shtëpi nga dilte tymi i oxhakut, e tash ato oxhaqe numrohen në gishterinjë…

Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa 159 km nga Bujanoci larg  i reagon kryetarit Arsiq: Zotni ma gjeni një shqiptarë në Medvegjë që na qenka kundër bashkimit me Kosovën!

“Këshilltarët shqiptar në Asamblenë komunale të Medvegjës kanë qenë prezent dhe kanë aprovuar Deklaratën Politike të Kuvendit Keshilltareve Shqiptar në korrik të vitit kaluar me të cilën është kërkuar që në kuadër të dialogut Kosove-Serbi të trajtohet Lugina e Preshevës, përfshirë edhe Medvegjën, në funksion të gjetjes një zgjidhjeje duke u bazuar në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 92. Andaj edhe Medvegja është Luginë. Dhe ka qenë e pranishme në të gjitha proceset në të cila kanë bashkë udhtuar shqiptarët” thuhet ne deklaraten e kryetarit te Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) z.Ragmi Mustafa derguar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat