Kadri Veseli: Gabim trashanik nëse i përgjigjemi edhe Amerikës përmes përgjigjes ndaj Serbisë

Aktuale

Kadri Veseli: Gabim trashanik nëse i përgjigjemi edhe Amerikës përmes përgjigjes ndaj Serbisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:23
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes kur i përgjigjet Amerikës për çështjen e taksës ndaj Serbisë.

“Tarifa edhe përgjigje ndaj Serbisë. Nuk është mençuri që t’i përgjigjemi Serbisë, e përmes saj t’i përgjigjemi Amerikës”, ka thënë Veseli në Info Magazine.

“Gabim. Është gabim trashanik t’i përgjigjemi Amerikës përmes përgjigjes ndaj Serbisë”.

Veseli tha se Kosova nuk duhet të mërzitet për mendimet e Serbisë rreth çështjes së taksës.

“Serbia asnjëherë më nuk do të lejohet të bëjë çka ka bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat