Zv/ministri i PDK-së kërkon të rishqyrtohet koalicioni me Behgjet Pacollin

Aktuale

Zv/ministri i PDK-së kërkon të rishqyrtohet koalicioni me Behgjet Pacollin

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 20:57
Gani Koci

Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka thënë se para çdo veprimi tjetër, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet të rishqyrtojnë pozitën e koalicionit me Behgjet Pacollin.

Zyrtari i PDK-së shkruan se Pacolli përveç degradimit të politikës së jashtme, partia e tij ka mbetur me vetëm një deputet që padrejtësisht udhëheq me katër ministri.

“Sinqerisht, para çdo veprimi tjetër, Kadri Veseli , Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet ta rishqyrtojnë pozitën e koalicionit me Behxhet Pacollin. Ky i fundit përveç degradimit të politikës së jashtme, partia e tij ka mbetë me një deputet dhe udhëheq prej fillimit, padrejtësisht, me katër ministri”, ka shkruar Koci.

Kujtojmë që sot gjatë ditës, Labinot Tahiri deputeti nga radhët e AKR-së ka kaluar në grupin parlamentar të AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat