Tahiri: Mogherini po ia mban anën Serbisë në dialog

Aktuale

Tahiri: Mogherini po ia mban anën Serbisë në dialog

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:20
Edita Tahiri

Ish-zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, nuk është e paanshme në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mogherini dhe Zyra e saj kanë marrë anën e Serbisë. Nuk janë më neutral. Nuk do të duhej të guxonte të bëhej ajo deklaratë. Mogherini tashmë nuk është e paanshme dhe ka humbur kredibibilitetin”, ka thënë ajo në RTK.

Tahiri ka thënë se në Bruksel tema e pasurive të Kosovës ka hasur në rezistencë të madhe nga ana e saj.

“Unë kur isha iu kam thënë, pasuritë janë të Kosovës”, ka thënë ajo.

Tahiri ka theksuar se është moment që Kuvendi i Kosovës të miratojë platformën me vija të kuqe për atë se çka nuk duhet të dialogohet.

“Ajo që më shqetëson janë institucionet, Parlamenti i Kosovës, që ende nuk ka arritur të miratojë platformën me vija të kuqe. Kjo që nuk po mbërrihet platformë unë e shoh si seriozitet nga disa liderë”, ka thënë ajo, duke shtuar se sovraniteti e integriteti territorial e ndryshimi i kufijve nuk duhet të vijnë në shprehje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat