Nitaj: Të ndërpritet çdo takim i Ekipit Negociatorë derisa BE të japë llogari për deklaratën e Kocijanciq lidhje me Trepçn

Aktuale

Nitaj: Të ndërpritet çdo takim i Ekipit Negociatorë derisa BE të japë llogari për deklaratën e Kocijanciq lidhje me Trepçn

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:21
Muharrem Nitaj

Në një postim të tijin në facebook, deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj ka kërkuar nga Ekipi Negociatorë që të mos takohen me BE pa marrë përgjigje nëse deklaratat e Maja Kocinciqit kanë qenë personale të saja, apo qëndrime të BE-së.

Ja postimi i plotë i deputetit Nitaj në facebook:

“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkoj nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijanciq për Trepçën është qëndrim i saj personal apo qëndrim i BE-së!

Nëse është kjo e dyta, atëherë Kosova nuk duhet ta pranojë ndërmjetësimin e Federica Megerinit në këto bisedime.

Trepçën as komunistët jugosllavë nuk e kanë parë si aset të Serbisë!

Dhe për kujtesën e të gjithëve e posaçërisht të këtyre zyrtarëve të Bashkimit Evropian, në Trepçë ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë Komuniste!

Muharrem Nitaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat