Suspendohet kirurgu nga Prizreni për shkak të sjelljes ndaj pacientes

Aktuale

Suspendohet kirurgu nga Prizreni për shkak të sjelljes ndaj pacientes

Nga: K.M Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 23:08
Uran Ismajli

Lajmi për kirurgun nga Prizreni që u soll në mënyrë aspak etike me pacienten, e që u bë tepër viralenë internet, mori reagime të ashpra si nga institucionet ashtu edhe nga qytetarët e thjeshtë gjatë tërë ditës.

Lidhje me këtë ngjarje, fuqishëm ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli i cili ka kërkuar suspendimin nga puna të menjëhershëm të mjekut.

E tash, në orët e vona, po ministri Ismajli përmes profilit të tijë në Facebook ka njoftuar se mjeku në fjalë është suspenduar dhe se kjo sipas ministrit duhet të jetë mësim për të gjithë mjekët e tjerë se si të qasen ndaj pacientëve, duke mos abuzuar me punën e tyre.

Ky është postimi i plotë i ministrit Ismajli në Facebook.

Sapo u njoftova që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit. Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë. Do të vazhdojmë të investojmë në sistemin shëndetësorë dhe në të gjithë punëtorët shëndetësorë me integritet dhe etikë të lartë. Por, nuk do të kemi tolerancë ndaj abuzimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat