PDK përfundimisht ia “kthen shpinën” Hashim Thaçit: Nëse presidenti mbështet shkëmbimin e territoreve

Aktuale

PDK përfundimisht ia “kthen shpinën” Hashim Thaçit: Nëse presidenti mbështet shkëmbimin e territoreve

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 06:02
PDK

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili në Interaktiv ka thënë se kufijtë e Kosovës janë këta që janë, dhe partia e tij do të dalë edhe kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi nëse tentohet ndryshimi i tyre.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se PDK-ja është edhe kundër idesë së kryeministrit Ramush Haradinaj për një Konferencë ndërkombëtare, kjo pasi sipas tij vë në pikëpyetje edhe Pavarësinë e Kosovës.

“Kemi bërë shumë mirë që kemi dal kundër Konferencës duke mos lejuar të krijohet si ide. Poashtu, ka qenë edhe interpretim i ambasadorit amerikan që Konferenca mund të hapë edhe çështjen e Kosovës. Ne kemi kërkuar t’i mbyllim dyert Rusisë. Kufijtë janë këta që janë dhe nuk konsiderojmë se duhet të bëhen ndryshime”, ka thënë ai.

Ismaili, që është edhe ministër i Shëndetësisë, ka shtuar se demarkimi duhet të bëhet edhe me Serbinë, por pa ndryshim të kufijve. E PDK-ja është kundër secilës ide që dëshiron ndryshim të kufijve, përfshirë këtu edhe nëse ajo vjen nga presidenti Thaçi.

“Nuk e di se çfarë nënkupton me demarkim, natyrisht se ne duhet të kemi edhe Serbinë, por jo ndryshim të kufijve. Kufijtë e Kosovës janë këta që janë dhe ata nuk preken. Ne dalim kundër idesë, jo kundër presidentit Thaçi. Për neve me rëndësi është territori i Kosovës, derisa nuk kemi një dokument që thotë ndryshe, por nëse e kemi atëherë dalim dhe themi se jemi kundër. Vijat e kuqe janë kufiri i Kosovës, dhe këtë e kemi thënë edhe përmes platformës. Kemi dorëzuar të parët këtë dokument. Qëndrimi jonë është i qartë, kemi pasur një dokument. Përkundrazi kemi pasur një hezitim nga partitë e tjera politike me këtë rast”, është shprehur ai.

Ai thotë se Marrëveshja finale me Serbinë duhet të kalojë në Kuvend, e pse jo edhe në referendum.

“Dialogun e marrim me qetësinë më të madhe, krejt çka kërkojmë është të kemi unitet. Nuk ka një adresë politike që thotë se unë po e marr këtë përgjegjësi. Marrëveshja duhet të vijë në Kuvend, e përpos kësaj mund ta hedhim në referendum”, është shprehur Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat