Thaçi: Putin me ka thënë se do ta mbështeste marrëveshjen RKS-SRB

Aktuale

Thaçi: Putin me ka thënë se do ta mbështeste marrëveshjen RKS-SRB

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 06:53
Vladimir Putin dhe Hashim Thaçi

Rusia, e cila tradicionalisht mbështetë Serbisë, ka premtuar se do ta përkrahte një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës këtë deklaratë e ka bërë në Uashington, raporton agjencia e lajmeve, France Press.

Thaçi, raporton agjencia, në një fkalim në organizatën e pavarur të Këshillit për Politikë të Jashtme ka thënë se në nëntor ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin në margjinat e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“E kam pyetur shumë drejpërdrejt – si do të ishte reagimi i Rusisë nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje? Përgjigjja e tij ka qenë se do ta mbështeste atë”, ka thënë Thaçi.

“Do të vlerësoja shumë nëse e mban fjalë”, ka thënë presidenti kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat