Haxhiu: Nëse heshtim kriminelët do të shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë!

Aktuale

Haxhiu: Nëse heshtim kriminelët do të shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë!

Nga: A.M Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:00
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu  ka kërkuar që të vihen para drejtësisë zyrtari policor, gjinekologu dhe mësimdhënësi më rastin e 16 vjeçares nga Drenasi.

Po ashtu, ajo ka thënë se ky rast duhet të jetë alarm për të gjithë dhe nëse heshtim kriminelët do të shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë.

Postimi i plotë:

Dhunimi dhe shfrytëzimi seksual, i një vajze 16 vjeçare nga një zyrtar policor në Drenas duhet të jetë alarm për të gjithë!

Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë e përveç zyrtarit policor, përgjegjës janë edhe gjinekologu por edhe mësimdhënësi.

Nëse heshtim, raste të tilla do të shtohen dhe kriminelët do të shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat