Lluka: Nënshkrimi i kontratës për hekurudhë do të thotë më shumë kursime për bizneset

Aktuale

Lluka: Nënshkrimi i kontratës për hekurudhë do të thotë më shumë kursime për bizneset

Nga: Z.B Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:12
Foto

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar për nënshkrimin e kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë - Hani i Elezit, përcjell Bota Sot.

Lluka ka shkruar se kjo linjë mundëson transport më të shpejtë dhe më të lirë për qytetarët dhe mallrat, si dhe, mundëson lidhjen e Kosovës me hekurudhën pan evropiane.
 

Ai thotë se përmes kësaj hekurudhës transporti I mallrave është rreth 40% e kostos së transportit rrugor, që do të thotë më shumë kursime për bizneset

Postimi i plotë:

Nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë - Hani i Elezit, të financuar nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe buxheti i Kosovës.

Kjo linjë mundëson transport më të shpejtë dhe më të lirë për qytetarët dhe mallrat, si dhe, mundëson lidhjen e Kosovës me hekurudhën pan evropiane.

Fakte teknike: shpejtësia maksimale në hekurudhën e tanishme është 50 kmh kurse pas rehabilitimit do të jetë 120 kmh.

Transporti i mallrave përmes hekurudhës është rreth 40% e kostos së transportit rrugor, që do të thotë më shumë kursime për bizneset, produkte më të lira për qytetarët dhe çmime më konkurruese të eksportit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat