Sylejman Selimi i dyshuar i Speciales

Aktuale

Sylejman Selimi i dyshuar i Speciales

Nga: N.H Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Sylejman Selimi me avokatët e tij

(E plotësuar) - Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ditën e sotme është intervistuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Intervistimi i Selimit ka filluar në orën 9 të mëngjesit është bërë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë dhe nuk ka zgjatur më shumë se dy orë, por nuk është bërë e ditur se për cilat raste është pyetur.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga avokatët e Sylejman Selimit, Tomë Gashi dhe Gregor Guy Smith, ku ky i fundit ka thënë se Sylejman Selimi ka dhënë deklaratën e tij për pyetjet e shtruara dhe kjo çështje për momentin ka përfunduar.

Smith: Në cilësinë  e te dyshuarit

“Është ftuar ne cilësinë  e te dyshuarit”, tha ai.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi, ka thënë se klienti i tij është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por sipas tij nuk ka arsye juridike që ndaj tij të ngritet ndonjë akuzë.

Gashi: Është intervistuar si i dyshuar

“Zoti Sylejman Selimi ka qenë i ftuar me ftesë të rregullt të shkruar me materialin përcjellës dhe Zyra e Prokurorit Special ka vendosur që ai të merret në pyetje këtu në Prishtinë, nuk ka qenë kurrë kërkesa që të merret në pyetje në Hagë. Por, ne besojmë që ajo strategjia e Zyrës së Prokurorit që e zgjedh vendin. Përndryshe Prokurori i çështjes ka qenë prezent dhe kanë qenë edhe persona të tjerë që janë të paraparë me ligj. Ai i ka dhënë të gjitha shpjegimet që janë kërkuar prej tij, kështu që nuk ka mbetur ndonjë situatë e pasqaruar pse këtu e jo në Hagë. Besojmë që kanë qenë edhe ata paksa të paqartë për situatën juridike dhe cilësia juridike për të cilën ai është marrë në pyetje ka qenë si i dyshuar, do të thotë jo dëshmitar, jo dëshmitar i dyshuar, por i dyshuar. Ne shpresojmë që në të ardhmen prokurori të vendosë dhe të mos na lë në këtë situatë thuajse pezull. Nuk besoj që do të n dodhë kjo shpejt, pastaj në përfundim ata do të vijnë se çfarë do të vendosin juridikisht më tej”, tha ai.

Asnjëri nga avokatët nuk kanë treguar se për cilat raste Syljeman Selimi është marrë në pyetje, duke thënë se këto janë konfidenciale dhe nuk mund të japin detaje.

Megjithatë, avokati Tomë Gashi ka thënë se marrja në pyetje ka qenë e përgjithshme.

Gashi: Ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme

“Unë nuk mund të them se për çfarë rasti konkret është pyetur, por ta themi pa e thyer ligjin që ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme dhe po ashtu edhe përgjigjet kanë qenë të tilla”, ka deklaruar ai.

Sa i përket asaj se kur mund të ngriten akuzat e para, avokati Gashi ka thënë se nuk mund të dihet me siguri, megjithatë është shprehur se kjo mund të ndodhë brenda pak javëve.

Gashi: Nuk do të presim shumë javë të tëra

“Askush nuk mund ta thotë me besueshmëri se kur mund të priten akuzat e para, por unë besoj se duke e pasur parasysh që Gjykata mjerisht është themeluar që nga gushti 2015 dhe është operacionale më tepër se 1 vit e gjysmë, nuk do të presim shumë ndoshta javë të tëra, por besoj që jo muaj dhe do të ngrihen akuzat e para pa marrë parasysh kush do të jenë ata persona”, tha ai.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, më 25 janar të këtij viti është liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg pasi kishte kaluar mbi 5 vjet në burg. I njëjti në vitin 2013 është arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. 

***

Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, është marrë në pyetje sot nga Gjykata Speciale dhe avokati i tij ka bërë të ditur se ai është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

"Ka qenë i ftuar që të jap dëshminë e tij dhe sot e ka dhënë dëshminë e tij rreth orës 9:00 në zyret e EULEX-it. Nuk ka qenë kurrë kërkesa për ta intervistuar në Hagë, prokurori përgjegjës ka qenë këtu në kohën e intervistimit. Është intervistuar si i dyshuar. Marrja në pyetje e secilit që është i dyshimtë konsiderohet konfidenciale dhe do ti thyente ligjet. Unë nuk mund të them për cilat raste është pyetur. Ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme dhe përgjigjet kanë qenë të tilla. Nuk ka kurrfarë arsye juridike që të ngritët aktakuzë ndaj tij”, tha avokati Gashi. 

Sylejman Selimi intervistohet nga Gjykata Speciale, flet avokati i tij

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi është intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Prishtinë, përcjell "Bota sot".

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Tomë Gashi. Ndërsa, lidhur me ketë, Gashi thotë se do të mbajë një konferencë për media në ora 14:00.

Ja postimi i Gashit:

KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË DEKLARATËN E TIJ NË PRISHTINË

Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij Tomë GASHI dhe Gregor Guy SMITH, ju ftojm në Konferencë për media në oren 14.00h, në zyren tonë në Prishtinë, 

Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino ABC), që të ju njoftojm lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat