Haradinaj përshëndetë nënshkrimin e protokolit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Aktuale

Haradinaj përshëndetë nënshkrimin e protokolit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një komunikate për media ka uruar nënshkrimin e protokolit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Haradinaj konsideron se sa më shumë vende të rajonit janë pjesë e NATO-s, rajoni do të jetë më i sigurtë dhe më stabil.

"Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme", ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat