Çitaku e shqetësuar deri në “palcë”, me dhunën që përjetoj vajza në Drenas

Aktuale

Çitaku e shqetësuar deri në “palcë”, me dhunën që përjetoj vajza në Drenas

Nga: Z.B Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi përcjell Bota Sot.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social”Facebook”, ka shkruar se është e tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në duart e atyre që do të duhej të ishin aty për ta ndihmuar atë. 
Çitaku ka shkruar se ky rast flet për një problem më të thellë, më strukturor që kemi ne si shoqëri. Lehtësia e padurueshme me të cilën i shtypim, dhunojmë, vrajmë vajzat dhe gratë. 

Postimi i plotë:

E tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në duart e atyre që do të duhej të ishin aty për ta ndihmuar atë. 
Ky rast flet për një problem më të thellë, më strukturor që kemi ne si shoqëri. Lehtësia e padurueshme me të cilën i shtypim, dhunojmë, vrajmë vajzat dhe gratë. 
Kafshë dhe monstra që këpusin krahë e dhunojnë gra ka kudo. Ajo që bënë dallimin është mënyra se si reagon shoqëria. Si reagojnë institucionet. të jetë ky rast këmbanë e na zgjoftë nga indiferenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat