Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të përmbyllë konfliktet në rajon

Aktuale

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të përmbyllë konfliktet në rajon

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një fitore e vlerave perëndimore dhe përafrim i rajonit drejt integrimit euroatlantik.

Ai me këtë rast ka përgëzuar spektrin politik në Maqedoninë e Veriut për këtë të arritur, për të cilën tha se do të sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe siguri në rajon.

Thaçi në postimin e tij në Facebook shkruan gjithashtu se marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon dhe hapjes së rrugës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat