Vetëvendosje për rastin e 16 vjeçares në Drenas: Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka

Aktuale

Vetëvendosje për rastin e 16 vjeçares në Drenas: Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 19:19
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Drenas,  ku një 16 vjeçare u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare.

Nga kjo lëvizje është theksuar se në shoqërinë tonë hetimet zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike dhe se rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më te hetueshme që janë rastet, aq pa hetuar mbesin.

Lëvizja Vetëvendosje poashtu ka bërë të ditur se mbështet protestën e ditës së nesërme në ora 12:00 para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marsin protestues në Drenas para policisë policisë ditën e premte në ora 12:00.

Postimi i plotë:

Reagim për ngjarjen e rëndë në Drenas

Në shoqërinë tonë hetime zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike. Në rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më të hetueshme që janë rastet aq pa hetuar mbesin. Denoncuesit përqeshen, madje deri në pikën sa hetuesi vetë, polici, gjen hapësirën për t’u shndërruar në dhunues dhe shfrytëzues – sikur në rastin e mbrëmshëm ku u kuptua që për një vit të tërë u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare nga Drenasi.

Për çfarë shteti mund të flasim, kur policët që zënë me drogë djalin e Shefit të AKI-së suspendohen, ndërsa policët që dhunojnë dhe shfrytëzojnë seksualisht të miturën dekorohen? Iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë, të merren seriozisht me rastin, në mënyrë që kjo tragjedi të mos ndiqet nga skandali i lirimit të dhunuesit në fjalë, siç edhe ndodh zakonisht. Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka. Kjo gjendje është e patolerueshme më. Përçmimi që institucionet shtetërore i bëjnë rasteve të raportuara të dhunimit është po aq i rëndë sa vetë dhunimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e ditës së nesërme në ora 12:00 para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marshin protestues në Drenas para policisë ditën e premte në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat