Profesor Maxharraj i reagon ashpër Milazim Krasniqit: Në politikë të pamoralshme është i përfshirë edhe Memli

Aktuale

Profesor Maxharraj i reagon ashpër Milazim Krasniqit: Në politikë të pamoralshme është i përfshirë edhe Memli

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 19:28
Milazim Krasniqi

Profesor dr. Binak Maxharraj ka reaguar ndaj një shkrimi të publicistit Milazim Krasniqit.

Krasniqi duke folur për rastin e përdhunimit të 16 vjeçares nga Drenasi, nga një zyrtar policor, e paraprakisht ishte ngacmuar edhe nga arsimtari i saj, ka thënë se kjo është si pasoj e prodhuar nga politika e pamoralshme si dhe drejtësia e pamoralshme.

E për këtë reagon Maxharraj, duke ia kujtuar Krasniqit se edhe djali i tij, Memli është në këtë politikë të pamoralshme.

Maxharraj tregon se Memli është një nga kryesorët e PDK-së, e cila, sipas tij, krijon politikë të pamoralshme.

“Pra pasi qe punon, aty ku punon, djali i yt, nuk mund te ndahet nga krijimi i politikave te pamoralshme ashtu siç i quan ti, sepse ashiqare dihet se PDK është ajo Parti qe krijon qe tash e shume vite "politika te pamoralshme" te cilat me shumë shkojnë ne damë te shtetit se sa ne ndërtimin e shtetit”, shkruan Maxharraj.

Ja postimi i plotë:

MILAZIM KRASNIQI PASKA THANË DIÇKA....

Duke e kritikuar me shumë të drejtë aktin dhunues të një vajze ne Drenas, pra aty ku ruhet fytyra më se shumti, paska shpërthy duke shprehë fjalë akuzuese se

"Kete e prodhuar politika e pamoralshme dhe drejtsia e pamoralshme..."

Po, a e din ti z. Krasniqi së në këtë politikë të pamoralshme është i përfshirë edhe djali yt Memli Krasniqi, bile është njeri ndër më kryesorët ne PDK e cila e krijonë këtë politikë te pamoralshme ne te gjitha fushat e jetes. Memli Krasniqi i ka dy detyra me te rëndësishmet ne PDK, është Nenkryetar e saj por edhe udhëheqës i grupit parlamentar te PDK-se.

Pra pasi qe punon, aty ku punon, djali i yt, nuk mund te ndahet nga krijimi i politikave te pamoralshme ashtu siç i quan ti, sepse ashiqare dihet se PDK është ajo Parti qe krijon qe tash e shume vite "politika te pamoralshme" te cilat me shumë shkojnë ne damë te shtetit se sa ne ndërtimin e shtetit. Pikërisht kjo Parti ku është edhe djali yt këtij vendi i kanë sjellë politika dhe Marrëveshje te dëmshme për Kosovën ne favor te Serbisë deri edhe ne copëtimin e Kosovës e cila edhe do te ndodhë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat