Lutfi Haziri për grevën në arsim ia lë fajin Kadri Veselit

Aktuale

Lutfi Haziri për grevën në arsim ia lë fajin Kadri Veselit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:39
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se fajtori për grevën në arsim ka qenë kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Në Rubikon, Haziri ka thënë s e”ai që e shkakton problemin, edhe e zgjidh”.

“Ka pasur futje të duarve në xhepa të huaj”, ka thënë Lutfi Haziri duke folur për tollovinë që shkaktoi greva e mësimdhënësve për javë të tëra.

“Kjo më shumë po bëhet brenda partnerëve të koalicionit qeverisës. Nuk është opozita këtu, LDK nuk e ka as në kulturë të bëj diçka të tillë. Fatkeqësisht SBASHK-u është i ngjyrosur politikisht. I vetmi njeri që nuk ka qenë në këtë marrëveshje ka qenë ministri i Arsimit, i vetmi ka qenë që është munduar të bëjë zgjidhje. Kryeministri ka qenë afër me zgjidh. Prapë është nënshkruar në kushte të njëjta, kryetari i PDK-së ishte i pari aty dhe gjithmonë thuhet që kush e shkakton problemin, ai e zgjidh”, ka deklaruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat