Hykmete Bajrami kërkon burgim të përjetshëm ndaj dhunuesve të 16 vjeçares

Aktuale

Hykmete Bajrami kërkon burgim të përjetshëm ndaj dhunuesve të 16 vjeçares

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:56
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar për rastin e abuzimit seksual me të miturën nga arsimtari dhe polici në Drenas.

Bajrami në një status në Facebook ka thënë se Kuvendi duhet urgjentisht te caktoj një Komision Hetimor Parlamentar për të ndihmuar zbardhjen në tërësi të kësaj vepre makabre.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Kryetari i Drenasit, Ministri i Arsimit, Ministri i Brendshem, Ministri i Shendetesise, Kryeprokurori, Drejtori i Policise duhet te marrin pergjegjesi per dhunimin e vajzes nga mesuesi dhe polici hetues.

Si deputete kerkoj llogari nga secili person e institucion qe te zbardhet ne teresi dhunimi i 16 vjecares.

Secili i perfshire ne kete dhunim duhet te denohet me burgim te perjetshem siç parasheh Kodi Penal.

Rasti eshte raportu ne vitin 2016. Pra, ka deshtu Policia, Prokuroria dhe Komuna.

Kuvendi duhet urgjentisht te caktoj nje Komision Hetimor Parlamentar per te ndihmuar zbardhjen ne teresi te kesaj vepre makabre.

Vetem kur te japin te gjithe pergjegjesi, kur denimi per kriminele te tille te jete maksimal do te kete nje pike qetesi ne secilen familje ne Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat