Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur indinjatën e tij të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të vajzës në Drenas.
“Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim”, shkruan Veseli në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Veselit:
Shpreh indinjatën time të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të një vajze në Drenas. Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim.