Avokati Koci reagon për rastin në Drenas: Hija e keqe nuk duhet të bie mbi të gjithë policinë

Aktuale

Avokati Koci reagon për rastin në Drenas: Hija e keqe nuk duhet të bie mbi të gjithë policinë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 22:36
Arianit Koci

Avokati kosovar, Arianit Koci përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj rastit të abuzimit së të mitures nga Drenasi.

Koci ka thënë se ky rast i ka shqetësuar dhe frustuar të gjithë jashtë mase.

Në anën tjetër, avokati i njohur ka bërë thirrje për kujdes ndaj deklaratave, që në këtë rast mos të përfshihet e gjithë policia.

Në fund, Koci ka thënë se beson që të gjithë pajtohen se në mesin e policëve, ka shumë individ që në baza ditore, sakrifikojnë çdo ditë që ne ta kemi jetën më të sigurt.

Postimi i plotë i Kocit:

Rasti i të miturës që sipas fjalëve të saj, është dhunuar nga ana e policit, na ka shqetësuar dhe frustuar jashtë mase.

Katastrofë!

Në fakt, ky është një prej lajmëve më të kqija viteve të fundit.

Nuk e di që ka më keq se një polic ta dhunoj një të mitur – sistematikisht, kur e njejta kërkon ndihmë prej tij.

Sidoqoftë, duhet të jemi të kujdesshëm që hija e keqe mos të bie mbi krejt policinë.

Besoj që të gjithë pajtohemi që në mesin e policëve, ka shumë individ që në baza ditore, sakrifikojnë çdo ditë, që ne ta kemi jetën më të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat