Haradinaj kishte kërkuar mbështetjen e Shpend Ahmetit para vendosjes së taksës - Bota Sot
Haradinaj kishte kërkuar mbështetjen e Shpend Ahmetit para vendosjes së taksës

Aktuale

Haradinaj kishte kërkuar mbështetjen e Shpend Ahmetit para vendosjes së taksës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:31
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Kryetar i PSD-së dhe kryetari i Prishtinës, Shpend ahmeti ka treguar se para vendosjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj e ka pyetur atë, nëse do ta mbështeste të mos bie qeveria, pasi Lista serbe do të largohej nga bashkëqeverisja.

“Para vendimit për taksen më ka telefonuar kryeministri Ramush Haradinaj. Më ka tregu që don me e vendos taksën dhe më ka thënë që kjo e largon Listen Serbe. Pyetja ishte “në qoftë se largohet lista serbe, a më mbështet në taksë që mos me ra qeveria”. I kemi thënë po!” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i Ahmetit:

Para vendimit për taksen më ka telefonuar kryeministri Ramush Haradinaj. Më ka tregu që don me e vendos taksën dhe më ka thënë që kjo e largon Listen Serbe. Pyetja ishte “në qoftë se largohet lista serbe, a më mbështet në taksë që mos me ra qeveria”. I kemi thënë po!

Edhe sot mendoj që taksa është pak karshi politikave të Serbisë! dashakëqinjtë e shtrembërojnë deklaraten time! Unë i kam thënë kryeministrit, për taksen jemi bashkë! Në qoftë se vendosim bashkë me e mbajt, e ndajmë presionin! Në qoftë se vendosim bashkë me e pezullu përkohësisht për ti dhënë rast dialogut, e ndajmë kritikën publike bashkë!

Kur ishte në pyetje me e marr kreditin për taksë, nuk i nxinte kamera. Kur erdhi presioni amerikan, nuk i nxen dera. Ne jemi këtu edhe në të mirë, edhe në të keq.

Interesat shtetëror nuk janë pronë e askujt, janë përgjegjësi e përbashkët. Përfituesit ditor mundohen me rrejt e shpif. Interesi i shtetit mbetet synim i përhershëm që mbijeton!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...