Jeremiç: Përcaktimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës “tabletë helmuese”

Aktuale

Jeremiç: Përcaktimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës “tabletë helmuese”

Nga: F. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:56
Vuk Jeremiç

Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç duke marr pjesë në një debat rreth situatës në Ballkan ka theksuar se përcaktimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, si pjesë e zgjidhjes së mundshme “tabletë helmuese” për Ballkanin Perëndimor dhe ardhmërinë e Evropës, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Nëse BE pranon në planin e Thaçit dhe Vuçiqit që të vizatohet vija administrative në baza etnike të territorit, nuk ekziston asnjë mënyrë absolute që kjo të jetë hera e fundit në këtë gjeneratë që ndokush të bëjë të njëjtën gjë”, tërhoqi vërejtjen Jeremiç në një tryezë të rrumbullakët në Parlamentin Evropian që u organizua nga grupi liberal i eurodeputetëve.

Me Jeremiç në këtë tryezë merrte pjesë edhe Dragan Gjilas, një tjetër lider nga Lidhja për Serbinë, që ka thënë se vetëm pajtimi mes popullit shqiptar edhe atij serb mund të sjell stabilitet në Ballkan. “Ata që kanë nisur luftërat, mund të sjellin edhe paqen”, porositi Gjilas.

Që të dy politikanët serbë janë shprehur të gatshëm që të gjejnë zgjidhje kompromisi përmes dialogut, por nuk janë të gatshëm të vazhdojnë të bisedojnë në mënyrën si bisedojnë tash udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë “nëpër restorantet e botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat