Çejku: Vizita e Putin në Serbi, presion për të mos pranuar marrëveshje me Kosovën

Aktuale

Çejku: Vizita e Putin në Serbi, presion për të mos pranuar marrëveshje me Kosovën

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 07:22
Arben Çejku

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku i ftuar në emisionin ‘Arena” ka deklaruar se vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi, ishte një presion për Beogradin që të mos pranojë marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

Çejku: Sot gjendemi në kushtet që Kosova por edhe Serbia është vënë në tryezë me shpatulla pas murit për të gjetur një zgjidhje. Serbia duhet të zgjedhë tanimë mes anëtarësimit në BE, dhe mbetëset në udhëkryqin siç donte Rusia që të mbetej Maqedonia. Vizita e Putinit në Serbi ishte një presion që Serbia të mos bëjë hapa drejt një marrëveshje finale me Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat