Baçe-Nurellarit: Gjuhën e makiavelit e ke mësuar mirë. Çfarë do i japë Kosova Serbisë?

Aktuale

Baçe-Nurellarit: Gjuhën e makiavelit e ke mësuar mirë. Çfarë do i japë Kosova Serbisë?

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 07:31
Adri Nurellari dhe Apollon Baçe

Akademiku Apollon Baçe i ftuar në "Arena" në Ora News, pyeti këshilltarin e kryeparlamentarit të Kosovës, Adri Nurellari se çfarë do të japë Kosova pas korrigjimit të kufijve.

Pjesë nga debati: 

Baçe: Gjuhën e makiavelit e ke mësuar mirë. Kim Mehmeti thotë se Serbia nuk është dakord dhe thotë se do na japë Preshevën dhe Medvegjën dhe ne nuk do ta marrim. Duket sikur ne do marrim dhe nuk do të japim asgjë.

Nurellari: Mos prisni nga Presidenti si negociator të tregoj se çfarë është e gatshme Kosova të lëshojë sepse atë pozicion e mbajnë serbët. Edhe në negociatat për paqen, një palë nuk e bën publike se është e gatshme të lëshojë nëse nuk ka garanci se për atë gjë që ka për të lëshuar ka për të marrë diçka më të vlefshme. Nuk ka një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat