Daçiq akuza ndaj drejtuesve në Kosovë: Thaçi dhe Haradinaj luajnë policin e mirë dhe policin e keq - Bota Sot
Daçiq akuza ndaj drejtuesve në Kosovë: Thaçi dhe Haradinaj luajnë policin e mirë dhe policin e keq

Aktuale

Daçiq akuza ndaj drejtuesve në Kosovë: Thaçi dhe Haradinaj luajnë policin e mirë dhe policin e keq

Nga: F. B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:09
Ivica Daçiq

Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, deklaroi se respekton presionin që ShBA bëjnë ndaj Prishtinës për heqjen e taksave në mallrat serbe, por nuk beson se do të kenë sukses në këtë, ka thënë për “Zërin e Amerikës” transmeton Bota Sot”.

Sipas tij, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi luajnë role të ndryshme në bisedime për Kosovën dhe nuk është e qartë “cili është polic i kujt””.

“Është e qartë njëri luan policin e mirë tjetri policin e keq. Pyetja është kush është polic i kujt, për ata thashë se respektoj presionin ndaj Prishtinës dhe nuk më besohet se nuk patën sukses”, ka thënë Daçiq.

Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës janë shtuar, por Serbia nuk do tërheq asnjë hap të ngjashëm dhe sepse është në interesin e saj arritjes e marrëveshjes sa më parë. Në këtë moment kjo është vështirë, ideja e ndarjes me kufij që përmendën presidentët nuk është përpunuar.

“Dialogu është bllokuar dhe nuk pritet heqje e saj që do hapte rrugë vazhdimit. Kemi vendimin për Ushtri, vendimin për Trepçën dhe pas kësaj çfarë thotë Haradinaj duhet debat në Këshillin e Sigurimit”, theksoi Daçiq.

Për Serbinë nuk është me rëndësi sa herë në vit bisedohet për Kosovën, por, që ato të mbahen. Ndërsa lidhur me deklaratën e Haradinajt për ndërprerje komunikimi me UNMIK-un, ai thotë se kjo nuk është temë e re.

“Kjo është deklaratë skandaloze nëse ndodh ashtu, është obligim i anëtarëve të KS të tërheqin vërejtje Kosovës se nuk bënë ashtu, andaj them se duhet të mbahen mbledhjet për Kosovën”, tha ai.

Ai ka lavdëruar ndihmës sekretarin Ves Michel për punën që ka bërë dhe shton se “shansi për marrëveshje sillet rreth administratës së Trumpi andaj duhet të ngutemi sepse vështirë të besohet se administrata tjetër mund të bëjë këtë. Mogerini është thuajse në largim, prandaj duhet angazhim që në këtë vit të arrihet marrëveshja”, ka thënë Daçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...