Krasniqi për rastin e Drenasit, ka nxjerrë në sipërfaqe një krizë morale të heshtur, por jo të paditur

Aktuale

Krasniqi për rastin e Drenasit, ka nxjerrë në sipërfaqe një krizë morale të heshtur, por jo të paditur

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:14
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, për rastin e vajzës 16 vjeçare, në Drenas, përcjell Bota Sot.

Krasiniqi ka shkruar se rasti i Drenasit Drenasit ka nxjerrë në sipërfaqe një krizë morale të heshtur, por jo të paditur edhe në nivelin kombëtar. Ketë krizë nuk kemi dashur ta shohim për shumë arsyeje. Kriza morale që po zgjatë goxha shumë në hapësirën shqiptare dhe ka përfshirë shumë segmente të shoqërisë publike e institucionale, filluar nga familja, nga shkolla, siguria, prokuroria, gjyqësori, shëndetësia

Ai ka thënë se kjo është rezultat i frikës së mbjellë nga njerëzit e veshur me pushtet e pushtetin e kanë si rezultat i votave të marra nga qytetarët dhe paguhen nga paraja publike. . Të cilin pushtet e përdorin për të punësuar e larguar njerëz nga puna e për t’i bërë ata që të heshtin ose përndryshe mbesin pa punë e siguri për jetën. Kjo gjendje ka sjellë shumë frikë dhe shumë heshtje në shoqërinë tonë, sidomos për vepra të ngjashme, por jo të vetmet.

Postimi i Plotë:

KRIM KA KUDO KU CENOHET LIRIA, INTEGRITETI DHE DINJITETI I NJERIUT

Rasti i Drenasit ka nxjerrë në sipërfaqe një krizë morale të heshtur, por jo të paditur edhe në nivelin kombëtar. Ketë krizë nuk kemi dashur ta shohim për shumë arsyeje. Jemi bërë bash si struci që fut kokën në zall për të mos parë rrezikun. E rrezikut nuk mund t’i ikesh duke e heshtur a mbyllur sytë. Kriza morale që po zgjatë goxha shumë në hapësirën shqiptare dhe ka përfshirë shumë segmente të shoqërisë publike e institucionale, filluar nga familja, nga shkolla, siguria, prokuroria, gjyqësori, shëndetësia etj. Pra krimi gjendet në çdo segment të përmendur a institucion që nuk është në përgjegjësin e funksionit dhe obligimeve që i kanë me ligje. Në rastin konkret, krimi ka ndodhur në shkollë, ka vazhduar aty ku është dashur të mbrohet e drejta e njeriut dhe të ndiqet krimi, pastaj është vazhduar në shëndetësi e ka përfunduar në sistemin e Drejtësisë. Dhe të gjitha këto segmente shtetërore paguhen nga paraja publike për të mbrojtur të drejtat e njeriut! Kjo është tepër e dhimbshme! Kësaj çështje vetëm sovrani mund t’i jep zgjidhjen e duhur. Sytë janë për të parë!

Pse është kjo?

Kjo është rezultat i frikës së mbjellë nga njerëzit e veshur me pushtet e pushtetin e kanë si rezultat i votave të marra nga qytetarët dhe paguhen nga paraja publike. Të cilin pushtet e përdorin për të punësuar e larguar njerëz nga puna e për t’i bërë ata që të heshtin ose përndryshe mbesin pa punë e siguri për jetën. Kjo gjendje ka sjellë shumë frikë dhe shumë heshtje në shoqërinë tonë, sidomos për vepra të ngjashme, por jo të vetmet.
Kështu është përhapur frika për t’ju nënshtruar atyre të paprekshmeve, që në fakt ata do të duhej t’i frikësoheshin sovranit (qytetarëve). Frika të bënë t’i heshtësh padrejtësitë e atyre që i paguajnë qytetarët për t’ju shërbyer atyre, për t’ua bërë jetën më të dinjitetshme! 
Këto dukuri do të ndodhin deri atëherë sa të na mungon guximi për ta mbrojtur lirinë, integritetin e dinjitetin tonë të fituar jo pa guxim e sakrifica! Ndërsa drenicasit kishin shumë guxim ta luftonin pushtuesin shekullor. Ata as sot nuk duhet ta heshtin asnjë lloj frike e presioni a vepre kriminale ngado që vije ajo.

Shkurt: liria o mbrohet çdo ditë e në çdo situatë ose humbet çdo herë kur na del nga mendja se jemi të lirë për të menduar e folur a pirë kafe me secilin bashkëvendës e bashkëkombës kudo që takohemi!

Të shpresojmë se nga ky rast dhe rastet e ngjashme do të nxjerrim mësim që ta nisim një fillim të ri, që në asnjë institucion publik mos të gjejnë strehë të paaftët dhe abuzuesit e pozitave publike! Ky kancer që ka shtrirje të gjerë në shoqëri e sidomos në institucione publike duhet shëruar e eliminuar, sa më parë, aq më mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat